Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Reginaldo i përgjigjet Gurit, Laçi bën mrekullinë dhe siguron finalen

Laçi bën mrekullinë në “Zeqir Ymeri”, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, barazon 1-1 me Kukësin dhe pret biletën për në finale. Reginaldo, i kthyer në çështje në ditët e fundit, realizoi një gol me shumë peshë, duke zhvlerësuar finalizimin e Sindrit Gurit në pjesën e parë.

Të dyja skuadrat zbritën në fushë me rreshtimin 4-2-3-1. Hoxha dhe Imami në mbrojtjen e Kukësit në vend të Shametit dhe Rrumbullakut, i padiskutueshëm njeriu i momentit, Guri, në majën e sulmit. Një tjetër sfidë mes numrash 9 për shkodranin me Reginaldon, që udhëheq sulmin e Laçit, ndërsa Selmani kthehej në portë. Kapiteni i Laçit reagoi mirë pas goditjes standarde të Shkodrës, duke i paraprirë edhe Musollit, por gaboi në minutën e 19-të, duke i ndërhyrë në mënyrë të gabuar Gurit, që u shërbye saktësisht nga Cale. Nuk ka dyshime kryesori, 11-metërsh në favor të Kukësit dhe karton i verdhë për Selmanin, madje verilindorët kërkonin të kuqen, si i fundit. Goditjen e penalltisë e merr përsipër vetë Guri, që nuk gabon, duke shënuar golin e 22-të në total në kampionat dhe Kupë.

Avantazhi i pjesës së parë nuk i mjaftoi Kukësit t’u kualifikuar, pasi Laçi arriti të barazonte me Reginaldon në minutën e 78-të, pas krosimit të Lushkjes. Ky gol i shënuar në fushën kundërshtare mori vlerë të dyfishtë, pasi takimi i parë kishte përfunduar 0-0.

Minutat e fundit ofruan përplasje të forta në fushë, me kurbinasit që treguan grintë dhe iu afruan madje edhe golit të dytë me Kallakun, që u ndal nga portieri. Në përfundim të takimit pati tension në fushë, aq sa u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të shoqëruar futbollistët e Laçit nga fusha.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...