Kupa e Spanjes

Reali “s’ka turp”, eliminohet nga Leganesi

Momenti negativ i Realit të Madridit vijon ende, teksa sot ka arritur kulmin me eliminimin nga Kupa e Mbretit.

Ndonëse fitoi 0-1 në sfidën e parë, skuadra e Zidanes u mposht me rezultatin 1-2 në ‘Santiago Bernabeu’ dhe u eliminua në mënyrë të turpshme nga ky kompeticion.

Leganes shënoi nga një gol në çdo pjesë, ndërsa Benzema barazoi përkohësisht shifrat për madrilenët, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Ndonëse me shumë prej titullarëve të lënë jashtë kësaj sfide, eliminimi i sotëm ishte tërësisht i papritur dhe mund të shkaktojë pasoja te skuadra e Fiorentino Perezit.

To Top