Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali ruan Ronaldon ndaj Leganes, në sulm për vendin e dytë

 

Pas triumfit në Gjermani me Bajernin e Mynihut Reali i Madridit i rikthehet kampionatit me synimin e qartë për të sulmuar vendin e dytë, për të kaluar kështu klubin tjetër të kryeqytetit spanjoll, Atletikon e Madridit. Deri në fund të kampionatit mbeten vetëm katër javë për t’u luajtur në Primera Division, megjithatë më 9 maj kampionët në fuqi kanë për të rekuperuar gjithashtu edhe takimin me Seviljen, në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Në Javën e 35-të ekipi i Zinedine Zidane do të përballet në orën 18:30 me Leganes, në një derbi pa shumë histori dhe rivalitet, pavarësisht se “legjionarët” pozicionohen në rrethinat e Madridit, më saktë vetëm 11 km larg qendrës së kryeqytetit spanjoll.

Trajneri francez nuk do të ketë në dispozicion dyshen Isco – Dani Carvajal, por mbi të gjitha do të mungojë “ylli” i skuadrës “merengues” Cristiano Ronaldo, që natyrisht do të lihet pushim, pasi takimi i kthimit në Champions me ekipin bavarez do të luhet vetëm të martën e ardhshme. Pas Betisit “Los Blancos” konsiderohen ekipi më në formë në Primera Division, pasi Reali ka fituar 5 nga 7 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll, gjithsesi është fakt që skuadra e Zinedine Zidane ka fituar vetëm 1 nga 3 sfidat e fundit në ligë.

Në krahun tjetër, ndonëse pozicionohet vetëm në vendin e 15-të, Leganes-it i mjafton thjesht një pikë për të garantuar matematikisht qëndrimin për një tjetër sezon në elitën e futbollit spanjoll, sidoqoftë kjo pikë nuk pritet të vijë këtë fundjavë, për më tepër në “Santiago Bernabeu”, ku Reali ka pothuajse një muaj e gjysmë në të gjithë kompeticionet pa fituar, madje nuk duhet harruar aspak fakti që skuadra “merengues” ka hak për të marrë për eliminimin e bujshëm në çerekfinalen e Kupës së Spanjës, tre muaj më parë, kur ekipi i Asier Garitanos ia doli mbanë për të përmbysur humbjen 1-0 në shtëpi me atë fitore mbresëlënëse 2-1 pikërisht brenda në “Tempullin e Madridizmit”.

Po në Spanjë takimi i mbrëmjes është Villarreal – Celta Vigo, duel i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen në Europa League, duke patur parasysh diferencën prej gjashtë pikësh që kanë këto dy skuadra ndërmjet tyre dhe sigurisht për shkak edhe të dy barazimeve të fundit të skuadrës galiciane me kundërshtarë si Barca dhe Valencia, megjithëse për hir të së vërtetës Celta ka fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit në Primera Division.
Në Francë vazhdon dueli në distancë Lyon – Marseille për Zonën Champions, me dy skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh. Për momentin, katër javë para fundit në Le Championnat vendi i tretë mbahet nga klubi lionez, sidoqoftë për të qëndruar në atë pozicion, në orën 17:00, ekipit të Bruno Genesio-s i nevojiten patjetër 3 pikët në shtëpi ndaj një kundërshtari të rrezikshëm siç është Nantes e Ranierit. Në Bundesligë vetëm tre javë përpara finales së Kupës së Gjermanisë kalendari ofron në orën 15:30 pikërisht duelin Bayern – Eintracht, takim që i i ntereson shumë më tepër trajnerit të ardhshëm të ekipit bavarez, Niko Kovac, sigurisht për vetë ambiciet që ushqen klubi nga Frankfurti për Zonën Evropiane, ndërsa në orën 18:30 me interes pritet gjithashtu edhe takimi tjetër Leverkusen – Stuttgart, ndeshje të cilat si zakonisht gjithë të apasionuarit e futbollit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...