Merkato

Reali mendon për të ardhmen, objektivat janë Hazard, Courtois dhe Kane

Dy futbollistët e Chelsea-t, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, sipas mediave angleze, janë prioritetet e Real Madridit në merkaton e verës. Kontrata aktuale e sumuesit belg përfundon në vitin 2020, ndërsa portieri ka edhe një vit tjetër marrëveshje me Blutë e Londrës, dhe dëshiron të vendosë për të ardhmen e tij para fundit të këtij sezoni. Nga ana tjetër Los Blancos duan të presin për Harry Kane të Tottenham, që pëlqehet shumë nga drejtuesit madrilen. Klubi londinez e konsideron të pashitshëm sulmuesin e “Tre Luanëve”, por me ofertën e duhur ekonomike, gjithçka mund të ndodhë.

To Top