Merkato

Reali Madridit mendon për Salah për t’iu kundërpërgjigjur Barçës

Futbollistët më të mirë të Liverpoolit janë kthyer në objekt dëshirash për skuadrat më të mëdha të La Ligas. Reali i Madridit kërkon ti kundërpërgjigjet Barcelonës që pak ditë më parë firmosi me Coutinhon për 160 milionë Euro me një tjetër lojtar të The Reds. Mohamed Salah autori 17 golave në këtë sezon të Premier League vetëm një më pak se kryegolashënuesi Harry Kane ka përfunduar në radarët e Los Blancos. Egjiptiani i cili u zgjodh edhe si lojtari afrikan më i mirë i vitit 2017-të pëlqehet shumë nga trajneri Zidane dhe për të kënaqur kërkesat e francezit presidenti Florentino Perez do ta bëjë një tentativë për ta afruar në Madrid edhe pse do jetë shumë e vështirë që Liverpooli të privohet nga një tjetër yll në këtë merkato.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.