Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali larg formës së vitit të kaluar, Zidane me sytë nga merkato

Me situatën e komplikuar në La Liga dhe vendin e dytë në Champions, Realin e presin muaj tepër impenjativë dhe në fakt trajneri Zinedine Zidane lë hapur derën për përforcime në merkaton e janarit.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, kur është pyetur për “dritaren” e janarit në merkato, trajneri francez është përgjigjur thatë: Gjithçka mund të ndodhë. Duke pasur parasysh ndeshjet e deritanishme, skuadra duhet të përforcohet si në portë, ashtu edhe në fazën sulmuese.

Dëmtimi i portierit titullar Keylor Navas i krijoi mundësinë gardianit tjetër, Kiko Casilla, që për hir të së vërtetës nuk duket shumë i sigurt mes shtyllave, kështu që vëmendja e drejtuesve madrilenë është zhvendosur drejt 23-vjeçarit bask, Kepa Arrizabalaga. Titullar i padiskutueshëm, portieri i Bilbaos, i cili ka refuzuar për të rinovuar kontratën me “luanët”, është i vlefshëm edhe në Champions League, por mbi të gjitha pas debutimit me përfaqësuesen e Lopetegui-t, me shumë gjasa Arrizabalaga do të grumbullohet edhe për seleksionin që do të përfaqësojë Spanjën në Kupën e Botës.

Në mbrojtje Jesus Vallejo ka prekur fushën për vetëm 269 minuta dhe nuk ka debutuar akoma në Champions, kështu që një alternativë shumë e mirë mund të jetë qendërmbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij, që mund të bëjë që të mos ndihet mungesa e Pepes, por gjithashtu, afrimi i tij do t’i jepte mundësi për t’u çlodhur dyshes Sergio Ramos-Varane, megjithëse mbrojtësi francez duket shumë i tunduar nga ofertat joshëse të Mancesterit të Jose Mourinho-s.

Ndërkaq, problemet më të mëdha në këto 3 muaj, Reali i ka hasur në fazën sulmuese dhe pas largimit të Moratës te Çelsi dhe Mariano Diazit te Lyoni, synohen lojtarë kalibri si Alexis Sanchez ose Aubameyang, ndërsa plani B mund të jetë për zgjedhje të tilla si Timo Werner apo Anthony Martial.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...