Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali i pakënaqur me Gareth Bale, e nxjerr ne shitje

Gareth Bale duket se po jeton muajt e fundit si futbollist i Realit të Madridit. Drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të shesin uellsianin verën e ardhshme. Dëmtimi i fundit duke se ka qenë pika që mbushi gotën, pasi kupolës drejtuese i ka sosur durimi me gjendjen fizike të lojtarit, që u ble në vitin 2013 nga Tottenhami  për 100.7 milionë euro. Që kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll ka pësuar 19 dëmtime, që e kanë lejuar të luajë në vetëm 55% të minutave në total. Rendimenti tij është kaq i ulët sa te Reali janë bindur plotësisht që është më mirë të largohet në fund të sezonit. Gareth Bale u ble për një impakt të dyfishtë, si në rezultatet sportive, ashtu edhe në aspektin komercial, por në të dy rastet nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Gjatë verës së kaluar, Reali rezistoi ndaj presionit Jose Mourinos për ta marrë te Manchester United, duke i dhënë një tjetër shans uellsianit, por statistikat nuk flasin në favor të tij. Është aktivizuar në 9 nga 19 ndeshjet e këtij fillsezoni. Nuk luan nga 19 shtatori për arsye dëmtimi, madje do të qëndrojë edhe një muaj më shumë jashtë fushave të blerta. Cmimi i kartonit të tij nuk shkon më shumë se 70-80 milionë euro, ndërkohë që United mund të kishte paguar dyfishin gjatë merkatos së verës. Reali ka shpenzuar në total 168.6 milionë euro për Bale (përfshihet edhe paga), i cili është aktivizuar në 159 ndeshje, me një mesatare 1.060.377 euro për takim.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...