Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Reali i Madridit ndaj Espanyolit për fitoren e 5-të radhazi

La Liga nuk bën aspak pushim. Pa u mbushur ende 24 orë nga fundi i sfidës që mbylli javën e 25-të mes Levantes dhe Real Betis takim në të cilin debutoi edhe Armando Sadiku me skuadrën valenciane por pa lënë shenjë, kampionatin spanjoll rikthehet këtë të martë me javën e 26-të. Takimi që do të japë start këtij raundi do të luhet në Katalunjë aty ku Espanyoli vendas do të presë kampionët në fuqi të Realit të Madridit. Në orën 20:00 në RCDE Stadium, Los Blancos do të synojnë të ruajnë ecurinë pozitive të këtyre javëve të fundit dhe pse jo ta çojnë në 5 numrin e fitoreve radhazi në Primera Division dhe 6-të në të gjitha kompeticionet. Përballë Espanyolit që konsiderohet një kockë e fortë sidomos për skuadrat e mëdha, ekipi i Zidane nuk do ta ketë të lehtë, megjithatë duke parë formën e shkëlqyer që po kalon Reali pavarsisht disa mungesave të rëndësishme në formacion, nuk do ishte aspak çudi që madrilenët të realizonin goleadën e rradhës sot dhe të regjistronin njëkohësisht fitoren e 12-të rresht ndaj Espanyolit përfshirë këtu edhe sfida në Kupën e Mbretit. Në sfidën e orës 20:00 që do të transmetohet live edhe në Supersport, Reali i Madridit nuk do të ketë në dispozicion, dyshen Modric-Marcelo ndërsa edhe Toni Kroos është në dyshim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...