Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali e ka zgjedhur sulmuesin, është Robert Lewandowski

Reali i Madridit ka zgjedhur Robert Lewandowskin. Sipas të përditshmes spanjolle “AS” te klubi “merengues” nuk kanë më asnjë dyshim për qendërsulmuesin që do të blejnë gjatë merkatos së verës. Është arritur marrëveshja në parim mes menaxherit të lojtarit, Zahavi, dhe gjigantëve spanjollë. Tashmë ka mbetur të mësohet vetëm fjala e fundit e Bayernit. Pavarësisht moshës 30-vjeçare, drejtuesit bavarezë kërkojnë 100 milionë euro për kartonin e polakut, ndërsa spanjollët janë gati të heqin dorë nga shuma 42 milionë që kampionët e Bundesligës duhet të paguajnë për kartonin e James Rodriguezit në përfundim  të sezonit.

Po sipas “AS”, Reali ka zgjedhur Lewandowskin edhe për faktin se Tottenhami kërkon një shumë të ekzagjeruar për Harry Kane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...