Futboll

Real dhe United negociojnë shkëmbimin Bale-De Gea

Manchester United dhe Real Madrid janë duke diskutuar për të realizuar shkëmbimin kokë më kokë mes sulmuesit uellsian Gareth bale dhe portierit spanjoll De Gea.

Bale ka nisur sezonin e tij të pestë te madrilenët, por asnjëherë nuk ka arritur të bëhet lider dhe në moshën 29 vjeçare do të mirëpriste një rikthim në Angli. Edhe Mourinho është në kërkim të një futbollisti që të jetë i aftë të luajë në të dy krahët dhe një ekspert i Premier League, si uellsiani do t’i bënte shumë punë.

Nga ana tjetër, edhe 26 vjeçari De Gea luan prej 6 vitesh në Angli dhe ka kohë që e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ishulli dhe rikthyer në Madrid. De Gea është një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe Reali do të ishte i gatshëm t’i besonte katërkëndëshin për vitet e ardhshme. Gjithsesi, për të parë nëse ky transferim do të konkretizohet apo jo, duhet të presim fundin e botërorit ‘Rusi 2018’, sepse deri atëherë do të jetë e pamundur të bëhen hapa konkretë.

To Top