Bundesliga

Reagimi i Rashicës: Krenar për golin tim të parë në Bundesligë

Milot Rashica realizoi golin e tij të parë me fanellën e Werder Bremenit në fitoren 3-1 në shtëpi ndaj Kolnit. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk kishte mundur të linte shenjë në dy takimet e para në transfertë që pas transferimit nga Vitesse në Bundesligë, por e gjeti rrjetën pikërisht para publikut vendas në një atmosferë të jashtëzakonshme. Pas ndeshjes 21-vjeçari nxitoi të bënte një postim në faqen e tij në Facebook, nëpërmjet të cilit shprehu krenarinë për golin e tij të parë në Bundesligë.

“Çfarë takimi! Akoma i elektrizuar! Një stadium madhështor dhe atmosferë e pabesueshme nga fansat e Werderit, që na shtynë përpara minutë pas minutë. Krenar që kam shënuar golin tim të parë te një skuadër e madhe dhe në ndeshjen time të parë në Wesser-Stadion. Faleminderit djema!”

To Top