Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Reagimi i Tiranës: Dënojmë sulmin dhe mbështesim Memellin

Ngjarja e rëndë që ndodhi në “Skënder Halili”, ku prindi i një futbollisti të ri të Tiranës u konfliktua verbërisht dhe më pak edhe fizikisht me trajner e U-17, Migen Memelli, e ka detyruar klubin kryeqytetas të mbajë një qëndrim zyrtar, duke e dënuar rëndë këtë incident. Ndër të tjerash, në këtë deklaratë thuhet se do të merren masat e duhura për të dënuar përgjegjësit, por edhe për të shmangur incidente të tjera në të ardhmen.

“KF Tirana dënon ashpër incidentin e ndodhur sot në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit të Tiranës U-17, Migen Memelli nga prindi i një futbollisti meriton dhe do të dënohet.
Klubi ka marrë menjëherë të gjitha masat për të mbështetur trajnerin Migen Memelli.
KF Tirana do të marrë masa të tjera për të mbajtur sa më larg prindërit që jo vetëm dëmtojmë fëmijët e tyre, por cënojnë integritetin e trajnerëve dhe imazhin e një klubi që gjithmonë ka funksionuar si një familje e madhe.
Probleme të ngjashme janë hasur dhe në të shkuarën dhe KF Tirana ka punuar gjithmonë për të mbajtur larg prindërit nga fëmijët gjatë procesit stërvitor dhe problemet që mund të krijohen.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...