Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rasti “Verrati”, Donnarumma duhet të tregojë qëndrimin e tij

Për rihapjen e çështjes “Dunnarumma” kanë folur të gjithë, përveëse vetë portierit dhe menaxherit të tij. Milani ka mbajtur një qëndrim mjaft të qartë nëpërmjet drejtorit sportiv Mirabelli, tfozët e kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me koret kontestuese dhe banderolat në “San Siro”, ndërsa familja Donnarumma dhe Mino Raiola kanë hezituar të komentojnë, duke preferuar heshtjen. Fjalët e Mirabellit pas ndeshjes me Veronën mbi “origjinën e të keqes”, i referohen drejpërdrejt menaxherit të famshëm italian. Gigio, nga ana tjetër, nuk i përmbajti lotët në dhomat e zhveshjes. Është normale që sjellja e tifozëve në “San Siros” e ka lënduar, por cili është qëndrimi i tij? Çfarë dëshiron ai në të vëertetë? Në këto momente kërkohet një sqarim apo një deklaratë, qoftë dhe e rëndë për ambientin kuqezi, mjafton që gjërat të qartësohen përfundimisht.

Ndoshta Gigios i duhet kujtuar rasti “Verratti-Di Campli” i verës së kaluar, me prishen e kontratës së mesfushorit italian të PSG me menaxherin e tij, për t’u lidhur pikërisht me Raiolan.

Verrattit, për bindjen e tij apo për oportunitet, nuk i pëlqeyn fjalët e menaxherit për një transferim të mundshëm te Barcelona, duke prishur kontratën me të. Nëse Donnarumma nuk është i të njëjtit mendim me Raiolan, duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë. Por heshtja do të thotë se nuk është kështu. Ndoshta për të gjitha palët është më mirë që gjërat të thuhen haptazi. Në këtë rast, Milani do të mbushte arkat, madje duke u shfajësuar edhe para tifozëve për shitjen e mundshme të portierit, që do t’i bashkohej një klubi të madh (PSG) për të tentuar që të fitojë gjithçka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...