Eredivisie

Rashica tjetër gol, rikthen Vitessen te fitorja (Video)

Duhet të shënojë Milot Rashica që Vitesse të fitojë në Eredivisie. Skuadra nga Arnehmi u rikthye te suksesi në kampionat pas dy barazime rradhazi dhe e bëri këtë me një sukses të thellë me shifrat 0-4 në transfertën e vështirë ndaj Herenveen. Ashtu si në fitoren e madhe ndaj Ajaxit edhe këtë herë Milot Rashica la shenjën e tij. Futbollisti shqiptar që luan për përfaqësuesen e Kosovës ishte ai që zhbllokoi shifrat me golin e 0-1 në minutën e 17-të, ndërsa më pas Vitesse realizoi edhe tre herë të tjera për të marrë një fitore shumë të rëndësishme që e ngjiti në vendin e 3-t të kampionatit holandez. Për Milot Rashicën ky ishte goli i tretë në këtë sezon të Eredivisies.

To Top