Kosova

Rashica bën hapin e madh, transferohet te Werder Bremen për 7 mln euro

Milot Rashica kalon tek Werder Bremen. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka kryer ritin e zakonshëm të vizitave mjekësore të cilat i paraprijnë firmës mbi kontratë.

Kjo lëvizje është konfirmuar edhe nepermjet nje komunikimi zyrtar të klubit të Viteshes. Werderi ka kaluar në llogarinë e klubit holandez shifren e 7 milion eurove.

Kontrata aktuale e 21-vjeçarit me Viteshen perfundonte në vitin 2020, megjithatë verdhezinjtë vendosen të hiqnin dorë nga aftesitë e Rashicas të cilin e afruan per vetem 50 mije euro nga klubi i Vushtrise në vitin 2015. Ai vlersohet maksimalisht nga ana e trajnerit Kohfeld, i cili e konsideron si një element që jo vetem mund ta ndihmojë skuadren, por që edhe mund të bëjë diferencen në takime të caktuara.

Anësori i cili përfaqesohet nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Altin Lala, ishte kthyer në një pikë fikse  në formacionin e Viteshes dy vitet e fundit dhe për kete arsye disa klube kishin shfaqur interes për shërbimet e tij, ndër to Napoli, Shtutgarti e Hanoveri, megjithatë duket se Werderi kembënguli më shumë dhe fitoi garen për të drejtat e futbollistit. Me ngjyrat verdhezi ai zhvilloi 64 takime duke gjetur rrugën e rrjetes në 10 raste.

Milot Rashica deri ne vitin 2016 perfaqesonte ngjyrat e kombëtares shqiptare, por në momentin kur Kososva u pranua ne FIFA dhe UEFA ai vendosi t’i bashkohej Dardanëve.

To Top