Ligue 1

Ranieri largohet nga Nantes, e pason Jurgen Klinsmann

Presidenti e Nantes, Waldemar Kita, ka zyrtarizuar divorcin me trajnerin italian, Claudio Ranieri, pas vetëm një viti bashkëpunim. Një sezon pa shumë shkëlqim dhe fërkimet mes të dyve çuan në ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes. Kita, i intervistuar nga L’Equipe, e komenton në këtë mënyrë ndarjen:

“Ranieri? Nuk mund të fshehim asgjë. Patëm një takim me sponsorët dhe Ranieri na përshëndeti të gjithëve. Ne e falënderojmë për punën që ka bërë. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ka hidhërim, por kjo është jeta, nuk do të çmendemi.”

Në “pole” për të zëvendësuar Ranierin është Jurgen Klinsmann, ish-trajner i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

To Top