La Liga

Ramos rekordmen, 19 kartonë të kuq në karrierë vetëm në La Liga

Real i Madridit nuk arriti të përfitojë nga ndalesa e Barcelonës me Celta Vigon, duke barazuar 0-0 në “San Mames” me Atheltic Bilbaon me diferencën mes gjigantëve të futbollit spanjoll që mbete 8 pikë. Në minutën e 86-të Sergio Ramo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke marrë të kuqin e 19-të në karrierë vetëm në ndeshjet e kampionatit, ndërsa në total ia kanë treguar plot 24 herë kartonin që të detyron të dalësh nga loja pa u zëvendësuar. Ky është një rekord në historinë e La Ligas, pasi asnjë futbollist apo ish-futbollist nuk ka marrë kaq shumë kartonë të kuq sa mbrojtësi i Realit. Ramos theu rekordin e arritur në vitet ’80 nga Xavi Aguado e Pablo Alfaro, që kur u tërhoqën nga futbolli numëronin nga 18 kartonë të kuq në La Liga. Ramos humbet ndeshjen e radhës kundër ish-skuadrës së tij, Sevilla, që është e fundit në La Liga para sfidës El Clasico të 23 dhjetorit, pasi takimi i javës së 16-të për “Los Blancos” do të shtyhet për shkak të pjesëmarrjes në mes të dhjetorit në Botërorin e klubeve.

To Top