Ramires thërret Seria A, dhe veçanërisht Interin. Braziliani që aktivizohet në radhët e Jiangsu shfaq hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga kampionati kinez dhe për të zbarkuar në Itali, me klubin zikaltër që kohët e fundit ka shfaqur interes për mesfushorin. Ramires tha se do të ishte shumë i lumtur nëse do të transferohej te ekipi i Spallettit edhe pse për momentin dëshiron të paraqitet sa më mirë me skuadrën kineze për t’u kthyer në formë në Europë.
“Do të isha i lumtur nëse transferohem tek Interi. Nëse një klub i madh europian interesohet për mua, do të thotë se po bëj mirë. Jo gjithçka varet nga unë, sepse duhet të bien dakord të dyja shoqëritë.”