Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ramadani i bashkohet Kombëtares, Panucci vëmendjen te taktika

Kombëtarja Shqiptare vijon me intensitet të plotë seancat stërvitore në Antalya në kuadër të miqësores kundër Turqisë. Trajneri Christian Panucci është përqendruar të shtunën pasdite në aspektin taktik, duke kërkuar edhe përqendrim maksimal nga lojtarët e pranishëm në seancën stërvitore. Fillimisht skuadra zhvilloi disa ushtrime me topin dhe më pas ekipi punoi me skemat e përgatitura nga trajneri bashkë me stafin e tij. Skuadra u nda në dy grupe për një ndeshje kontrolli, ku Berisha dhe Hoxha mbrojtën portat respektive, pasi Strakosha është larguar drejt Italisë, ku do të punojë për t’u rikuperuar sa më shpejt nga një dëmtim i orëve të fundit. Me grupin është bashkuar edhe mesfushori Ylber Ramadani, i cili fluturoi menjëherë drejt Antalyas pas ndeshjes eliminatore të 21-vjeçarëve, ku shënoi edhe golin e parë. Ish-lojtari i Partizanit u stërvit i diferencuar për shkak të ngarkesës fizike që mori vetëm 24 orë më parë. Të dielën, Kombëtarja do ta zhvillojë seancën e sfundit stërvitore në stadiumin e Antalyas, ndërsa në mesditë do të flasin në konferencën e shtypit Aliji dhe Veseli. Në orën 17:30, përpara kamerave do të dalin trajneri Christian Panucci dhe kapiteni i skuadrës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...