Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Raiola: Italia ta shpif, Di Biagio s’ka karakter për të thirrur Balotellin

Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio, e kishte shpjeguar mosgrumbullimin e Balotellit për dy miqësoret e marsit me këtë frazë: “Nuk mjaftojnë golat, duhen edhe praqitjet.”
Vetëm 24 orë më pas vjen reagimi i ashpër i menaxherit të futbollistit të Nices, Mino Raiola. Një sulm frontal dhe shumë i fortë.
“Kombëtarja duhet të prezantohet me më të mirët, por më të mirët nuk merren në konsideratë. Tek Italia mendojnë të gjithë për trajnerin, në një kohë kur duhet një drejtor sportiv. Kjo skuadër ta shpif, është plot me njerëz të dështuar.”
Më pas hyn direkt në temë për lënien jashtë të klientit të tij.
“Për ta thirrur duhet të njeri me karakter, nuk e kishte karakterin Ventura, nuk e ka as Di Biagio.”
Nuk mund t’i shmangej ironisë Raiola edhe për çështjen “Donnarumma”.
“Me gjithë respektin që kam për Buffonin, në kombëtare tani duhet të luajë Donnarumma. Shpresoj që sezonin e ardhshëm titullar te Milani të jetë Reina.”
Një mesazh për drejtuesit kuqezi, që i paralajmëron për një tjetër verë të nxehtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...