Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rafinha-Deulofeu, Inter mund t’i marrë të dy

Ndonëse nuk ka buxhet në dispozicion deri në fund të qershorit, Interi po punon sërish për të përforcuar ekipin, për pjesën e mbetur të sezonit.

Walter Sabatini po shfrytëzon marrëdhëniet e mira me kolegë të tij, për të afruar 3-4 futbollistë në formë huazimi me të drejtë blerjeje në verë.
Rafinha Alcantara dhe Gerard Deulofeu të Barcelonës duket se janë favoritët për të veshur fanellën zikaltër.

Për të parin është arritur akordi mes futbollistit dhe klubit zikaltër, ndërsa aktualisht janë duke u sistemuar detajet me Barcelonën. Edhe Deulofeu ka kërkuar largimin e menjëhershëm dhe ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar te Interi.

Agjenti I tij ka mbërritur sot në Milano, ku do të takohet fillimisht me drejtuesit e Napolit. Barcelona kërkon ta shesë përfundimisht Deulofeun dhe ai mund të përfundojë te napolitanët, nëse arrihet akordi, por De Laurentis po ndjek me vëmendje edhe pistën Simone Verdi, duke qenë i dyzuar.

Nëse Napoli nuk paguan menjëherë për kartonin e spanjollit, atëherë edhe Deulofeu mund të kalojë në huazim te Interi, duke rritur ndjeshëm fuqinë sulmuese të zikaltërve. Të 2 këta të fundit, kanë një marrëdhënie mjaft të mirë edhe me kapitenin e Interit, Mauro Icardi, pasi janë rritur bashkë te moshat e Barcelonës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...