Interi e nisi me një fitore të thjeshtë me shifrat 5-0 aventurën në edicionin e 70-të të turneut të famshëm për skuadrat e moshave në Itali, Viareggio Cup. Zikaltrit mposhtën lehtësisht australianët e APIA Leichhardt në sfidën e vlefshme për grupin 3, takim në të cilin la shenjën e tij edhe mesfushori shqiptar Armand Rada. Futbollisti i kombëtares së 19-vjeçarëve të Shqipërisë që drejtohet nga Erjon Bogdani, realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 87-të me një goditje të fortë nga distance duke vulosur fitoren e Interit që triumfoi me shifrat 5-0 ndaj APIA Leichhardt. Armand Rada është pjesë e skuadrës Primavera të Interit që prej verës së vitit 2016-të, teksa në këto 2 sezone te skuadra zikaltër 19-vjeçari është kthyer në një pikë referimi për formacionin që drejtohet nga trajneri Stefano Vecchi.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...