Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Qormemeti-Fakic, dyshja që po pasuron Skënderbeun

Kristal Abazaj te Anderlecht, lajmi edhe pse i bujshëm nuk ishte fare i papritur, opsioni për tu transferuar direkt jashtë vendit ekzistonte që në momentin që elbasanasi firmosi me Skënderbeun. Është shembulli perfekt se si mund të bësh merkato, dhe meritë të padiskutueshme këtu ka dyshja Shkumbin Qormemeti – Haris Fakic, falë tyre klubi korcar ka bërë të tjera transferime të mëdha duke shëndoshur financat e klubit dhe vendosur njëherazi një model për të tjerët. Emra si Oliainka , Bernard Berisha dhe më pas Agim Zeka dhe Liridon Latifi ishin shembulli i parë se edhe duke shitur mund të garantosh stabilitet financiar. Vitrina europiane me Skënderbeun është padyshim një shtysë e madhe për realizimin e këtyre operacioneve, por trendi i këtyre viteve konfirmon se edhe nëpërmjet Kategorisë Superiore mund të transferohesh në Europë. Abazaj shkoi te Anderleht pa luajtur asnjë ditë me Skënderbeun por i bindi belgët të shpenzojnë për të nëpërmjet paraqitjeve të mira me Luftëtarin, Rubin Hebaj kaloi në Slloveni te Domzale pas një sezoni ku Vllaznia siguroi mbijetesën vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, Ylber Ramadani nisi një karrierë të re në Danimarkë te Vejle pasi kishte rënë në sy me fanellën e kuqe të Partizanit, ndërsa Elis Bakajt shpërthimi te Kukësi i shërbeu për të fituar një kontratë milionere në Bjellorusi me Shakhtjor Soligorsk që vendosi të investonte për kartonin e tij pavarësisht moshës 30-vjeçare. Nuk vlen vetëm për futbollistët shqiptarë, Ekuban i ngecur në stanjacion te Chievo fitoi transferimin në Angli pasi fitoi zemrat dhe vlerësimin e tifozëve të kuq dhe jo vetëm në Kategorinë Superiore me Partizanin, ndërsa Merveille mbushi arkat bardheblu duke kaluar në kampionatin spanjoll duke spikatur me aftësitë e tij te Tirana. Trendi është i destinuar të vazhdojë, Sindrit Guri që e niste këtë sezon si një alternativë në stol te Kukësi vështirë se do të qëndrojë pas kësaj vere në Shqipëri me Lokeren dhe Grashopers që kërkojnë që tani shërbimet e tij, një histori e ngjashme me Esat Malën që u morr pa shumë bujë nga Partizani por duket i destinuar për Italinë apo Shtutgartin, Enis Gavazaj mund të bëjë hopin cilësor falë të njëjtit menaxher që çoi në Belgjikë Abazajn ndërkohë që dhe Bregu i Luftëtarit apo Uzuni i Laçit janë shumë pranë transferimit në një kampionat të huaj.Janë kandidtat e radhës për të bërë transferimin e jetës nëpërmjet Kategorisë Superiore, shembulli se ky është një kampionat që vlen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...