Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Qendërmbrojtësi holandez mes City-t dhe Barcelonës

Virgil Van Dijk është drejt rikthimit nga dëmtimi, ndërsa shanset që të vazhdojë të luajë për Southamptonin edhe pas muajit janar, janë shumë të vogla. Qendërmbrojtësi holandez ishte një nga emrat më të kërkuar edhe gjatë merkatos së verës, ndërsa më pranë tij ishte Liverpooli i Kloppit, por tani duket se janë hapur skenarë të rinj.

Për Van Dijk ka shfaqur interes Manchester City, e nxitur nga kërkesa publike e Guardiolës, për afrimin e një qendërmbrojtësi. Anglezët besojnë te holandezi, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës që e njeh mirë Premier Leaguen dhe për më tepër është shumë teknik, ashtu siç Guardiola i preferon futbollistët e atij roli.

Krahas Citizens, një tjetër skuadër e madhe ka gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për Van Dijk. Bëhet fjalë për Barcelonën, e cila aktualisht është në krizë në këtë repart, duke parë dëmtimin e Umtiti dhe largimin e Mascheranos dhe shikon te holandezi, partnerin e duhur për Gerard Piquenë, në qendër të mbrojtjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...