2 minuta i mjaftuan Qazim Laçit për të lenë shenjën e tij në derbin e Korsikës. Mesfushori i kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë hyri në fushë në minutën 83-të të ndeshjes mes AC Ajaccio dhe Gazelec Ajaccio teksa 2 minuta më vonë realizoi golin e dytë duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës së tij. Qazim Laçi luan si huazuar nga Olympiacosi në ligën e dytë franceze. Ky ishte goli i 2-të për kuqeziun në këtë sezon me fanellën e AC Ajaccio.