Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Qazim Laci realizon golin e parë me Ajaccio

Qazim Laci realizon golin e tij të parë me fanellën e Ajaccio. Talenti i kombëtares shqiptare të 21 vjecareve, duket se është ambjentuar shumë shpejt me futbollin francez, madje atij i kanë mjaftuar vetëm tre takime për ta ndalur topin ne rrjete. Në takimin e kategorisë së dytë franceze atë mes Ajaccio dhe Paris Fc, talenti 21-vjecar u aktivizua si zëvendësues në minutën e 66.

Kundërsulm i  shpejtë i Ajaccio dhe Laci tregohet i saktë përpara portës, duke realizuar golin e dytë dhe ate të qetësisë në favor të ekipit të tij. Ky sukses e ngjit Ajaccio në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 8 pikëve. Për Qazim Lacin ky gol vlen shumë, pasi rrit shanset e talentit shqiptar per te fituar edhe me shume minuta në ndeshjet e ardhshme. Deri më tani mesfushori i kombëtares shpresa ka arritur të luajë vetëm një ndeshje si titullarë dhe dy here si zëvëndësues.  Ai është huazuar te Ajaccio nga radhët e Olimpiakos, në mënyrë që të ketë më shumë hapsira dhe mundësi aktivizimi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...