Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Pushohet nga puna spikeri i stadiumit, tha dy herë gabim mbiemrin Astori

Një gabim në leximin e mbiemrit të qendërmbrojtësit të Fiorentinës, Davide Astori, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, bëri që spikeri i stadiumit të pushohej nga puna.

Ngjarja ndodhi gjatë takimit Perugia-Brescia, në stadiumin ‘Curi’, ku spikeri i klubit vendas tha dy herë Astolfi në vend të Astori, gjatë kërkesës për një minutë heshtje para fillimit të sfidës.

Të nesërmen Francesco Bircolotti u thirr për mbledhje me sms dhe iu komunikua menjëherë pushimi nga puna, ndërsa në vend të tij u emërua Marco Taccucci. Tashmë i pushuar, Bircolotti shprehu keqardhjen e tij për ngjarjen, por nuk arriti dot të shpjegojë gabimin e tij dy herë radhazi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...