Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Punimet në Arenën Kombëtare, impianti gati në vjeshtë

Punimet në “Arenën Kombëtare” po tejkalojnë edhe parashikimet, me punimet që vazhdojnë me ritme më të shpejta edhe se afatet e përcaktuara.

Në fundin e muajit shkurt, tre tribuna kanë marrë formë. Duke nisur nga karshia, tribuna jugore mbrapa portave, ndërsa edhe pjesa veriore mbrapa portave që ka qenë disi më e prapambetur po ngrihet në nivelin e të tjerave.

Pas vendosjes së strukturave metalike dhe pjesëve të betonit, në këto sektorë ka nisur puna për shkallët, ndërsa më pas do të marrë formë edhe tribuna kryesore e impiantit më të madh në vend dhe një prej më modernëve në Europë.

Fakti që punimet në tribuna po shkojnë drejt fundit konfirmohet edhe nga fakti se në pjesën e brendshme të stadiumit, aty ku do të jetë fusha e lojës, tashmë është montuar edhe një vinc i përmasave të jashtëzakonshme, me kapacitet 600 tonë.

Makineria e ardhur nga Rusia, përballë së cilës të gjitha makineritë e tjera të rënda duken shumë të vogla, do të shërbejë për punimet në pjesët më të larta të tribunave, si edhe strukturën metalike që do të përbëjë mbulesën e impiantit.

“Arena Kombëtare” pritet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti, për të qenë gati për të pritur ndeshjet e Kombëtares kuqezi, duke nisur nga duelet në Ligën e Kombeve që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...