Eredivisie

PSV-ja vazhdon marshimin, fiton Ajaxi, shkëlqen Kluivert Jr

PSV Eindhoven nuk di më të ndalet në Eredivisie. Skuadra e Philip Cocu regjistroi suksesin e 9-t radhazi në Holandë pasi triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1 në transfertën ndaj Excelsior. Eindhoven ruajti avantazhin prej 8 pikësh në renditje ndaj Ajaxit dhe Azeta Alkmaar, teksa kryeson bindshëm kampionatin. Autogoli i Mattheij dhe finalizimi i Lozanos në pjesën e parë i dhanë avantazhin e dyfishtë PSV-së. Në fraksionin e dytë vendasit e Excelsior ngushtuan përkohësisht shifrat në 1-2 me golin e Koolwijk por vetëm kaq pasi miqtë arritën të regjistronin fitoren e radhës. Tjetër fitore e thellë për Ajaxin që në Amsterdam mposhti 5-1 me përmbysje Rodën për meritë edhe të Justin Kluivert, djalit të Patrick Kluviert i cili shkëlqeu me një tregolësh. Rrugën e rrjetës për Ajaxin e gjetën edhe Dolberg e Van de Beek.

To Top