Eredivisie

PSV nuk fal, mposht Twenten dhe kryeson bindshëm

Vijon ecuria pozitive e PSV Eindhoven në Eredivisie, me skuadrën e trajnerit Philip Cocu që regjistroi suksesin e 4-t radhazi duke u shkëputur përkohësisht në 8 pikë ndaj Ajaxit të vendit të dytë. Me nga një gol në çdo pjesë miqtë nga Eindhoveni triumfuan 0-2 në transfertën e Eschedes ndaj Tëentes. Në pjesën e parë realizoi sulmuesi meksikan Haime Lozano ndërsa fitoren e PSV-së e siguroi me një kundërsulm vrasës në minutat e fundit mbrojtësi Santiago Arias me kolumbianin që shënoi golin e 0-2.

To Top