Eredivisie

PSV mposht Feyenoordin dhe shkon +7 nga Ajaxi, titulli më pranë

PSV Eindhoven hedh një hap të sigurt drejt titullit të radhës në Eredivisie. Skuadra e Philip Cocu mposhti 1-3 Feyenoordin në “De Kuip”, fitore që mori vlerë më shumë se tri pikë pas barazimit 0-0 të Ajaxit të Amsterdamit me De Haag.
Arias dhe Bergwijn i dhanë drejtim të pakthyeshëm sfidës me golat e tyre respektivisht në minutat 23 dhe 34, me PSV-në që shkoi e qetë në pushimin mes pjesëve. Feyenoordi u duk sikur rihapi ndeshjen me Vilhenan në të 53-ën, por pak minuta më vonë Pereiro shënoi golin e 1-3, që ishte i fundit për këtë takim. PSV pas këtij suksesi shkon në kuotën e 65 pikëve, 7 më shumë se Ajaxi.
Ndërkohë sfida mes Willem II dhe Rodas u mbyll me rezultatin 1-0.

To Top