Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

PSV kursehet me Spartën e Roterdamit, fiton 2-1 në transfertë

PSV Eindhoven nuk njeh pengesë në garën për titull në Eredivisie. Skuadra kryesuese e kampionatit holandez mposhti 2-1 në transfertë Spartën e Roterdamit. Tri pikët e radhës e ngjisin këtë skuadër në kuotën e 61 pikëve, 10 më shumë se Ajaxi, që luan këtë të diel me Twenten.

Sparta, që mbyll klasifikimin në Eredivisie, befasoi miqtë me golin e Dougall që në minutën e 6-të.

Kundërpërgjigjia e futbollistëve që drejtohen nga Philip Cocu erdhi në minutën e 41-të me Bergwijn. I njëjti futbollist shënoi edhe golin e fitores për PSV-në në minutën e 56-të.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Heracles – Willem II 1-0

Utrecht – Zwolle 2-1

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...