Eredivisie

PSV Eindhoven nuk njeh kundërshtarë, kalon 2-4 Vitessen e Rashicës

PSV Eindhoven nuk di të ndalet në Eredivisie. Skuadra e Philip Cocu mposhti 2-4 në transfertë Vitessen, duke ruajtur pozitat në krey të renditjes. Skuadra vendase, ku aktivizohet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, mundi të rezistonte vetëm në pjesën e parë. PSV kaloi në epërsi që në minutwn e 18-tw me Lozanon, ndërsa në 45-ën Locadia devijoi në portën e tij, duke kthyer baraspeshën në rezultat. Gjithsesi, në pjesën e dytë, PSV realizoi edhe dy tre gola të tjerë, dy me anë të Locadias dhe një tjetër me Lozanon, për të ardhur më pas të rrjeta e Mount në të 63-ën, që thjesht ngushtoi diferencën në 2-4.

To Top