Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG shkatërron Monacon dhe ‘hap shampanjën’ e titullit

Paris Saint Germain ka mposhtur me rezultatin spektakolar 7-1 Monacon dhe i ka rrëmbyer titullin kampion, të cilin e ka fituar sonte edhe matematikisht.

Në ‘Parc Des Princes’, skuadra e Emery nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, teksa shënoi 4 gola brenda 27 minutave të para, me Di Marian, Cavanin dhe dy herë me Lo Celson.

Rony Lopes shënoi golin e vetëm për skuadrën nga Principata, në minutën e 38’, ndërsa në pjesën e dytë kryeqytetasit shënuan edhe 3 herë te tjera, me anë të Di Marias, autogol i Falcaos dhe më pas gjermanit Draxler.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit francez, PSG-ja çon në 17 pikë diferencën me Monacon dhe rikthen zyrtarisht titullin kampion në kryeqytet, të cilin sezonin e kaluar ia rrëmbeu pikërisht skuadra e Jardim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...