Futboll

PSG, Rennes dhe Montpellier në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

Paris Saint Germain, Rennes dhe Montpellier janë tre skuadrat e tjera që i bashkohen Monacos në fazën gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Francë. Parizienët triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Amiens me golat e Neymar me penallti dhe Rabiot në pjesën e dytë. Një sinjal mëse i qartë ky se PSG dëshiron të fitojë çdo trofe të mundshëm në Francë në këtë sezon. Ndërkohë Montpellier iu fal një goli të Mbenza në të 86-tën në çerekfinalen tjetër për të eliminuar Angers. Më herët u kualifikua edhe Rennes që mposhti 4-2 Toulouse.

To Top