Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG nuk ndalet, 3 gola për 3 pikë ndaj Lille

PSG vazhdon i qetë rrugën në kampionat, teksa këtë herë mposhti me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Lille. Ashtu siç edhe pritej, parizienët nuk vuajtën aspak në këtë transfertë. Festa për PSG-në erdhi në fundin e pjesës së parë me Berchiche, që shënoi me një goditje në hyrje të zonës.

Fraksioni i dytë ofron të njëjtën panorama, dominim të parizienëve gjatë gjithë kohës. Skuadra e Unai Emeri, nga fundi i takimit zgjohet dhe gjen rrugën e rrjetës dhe dy herë të tjera. Neymar në të 77-ën dhuron një gol spektakolar përmes një goditje dënimi.

Ndërsa Lo Celso, shënon një tjetër gol spektakolar në të 87-ën, me një gjuajtje nga distance, që kaloi mbi portierin vendas dhe u ndal në rrjetë. PSG vazhdon i qetë rrugën në krye të renditjes, ndërkohë për Lille vazhdon momenti jo i mire, shumë pranë zonës së ftohtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...