Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG, ja lista e trajnerëve për post-Emery

Fati i Unai Emery tashmë është shkruar. Trajneri spanjoll me 99% të mundësive do të shkarkohet nga stoli i Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni. Edhe pse skuadra pariziene është në rrugë të mbarë për të fituar të tre trofetë e mundshëm në Francë, dështimi në Champions League është i papranueshëm nga ana e presidentit Naser Al-Khelaiffi i cili dëshiron të fitojë me çdo kusht këtë kompeticion. Për këtë arsye numri 1 i skuadrës franceze në fund të këtij sezoni edhe nëse Emery fiton kampionatin, Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës, do të liçensojë përpara kohe nga detyra trajnerin spanjoll. Janë 4 alternativat që përfliten për të marrë drejtimin e klubit kryeqytetas sezonin e ardhshëm me shpresën se me njërin prej tyre në stol, parizienët do të triumfojnë edhe në Europë. I pari në listë është Antonio Conte i cili me shumë gjasa do të lërë Chelsea-in në verë, por nuk mbetet pas as trajneri aktual i Juventusit Massimiliano Allegri i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e PSG-së. Një tjetër emër për stolin është ai i Mauricio Pochettinos por janë të pakta mundësitë që argjentinasi të largohet nga stoli i Tottenham Hotspur. Ndërkohë në media po përmendet edhe emri i Luis Enriques për të bërë të lumtur brazilianin Neymar i cili ka një raport të shkëlqyer me ish trajnerin e tij te Barcelona.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...