Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG, fitore me goleadë ndaj Strasbourgut, dygolësh i Cavanit

Gola dhe spektakël në sfidën e “Parc des Princes” mes Paris Saint Germain dhe Strasbourgut, që përfundoi me fitoren e thellë 5-2 të parizienëve. Skuadra e Unai Emery, që vinte pas disfatës në Champions ndaj Realit të Madridit, shpalosi të gjithë potencialin e saj sulmues si për t’i dhënë një sinjal publikut vendas se asgjë nuk ka mbaruar ndaj madrilenëve.

Në fakt, ndëshje nisi në malore për vendasit, që e panë veten në disavantazh që në minutën e 6-të, kur Aholou i detyroi ta nisnin lojën nga qendra.

Gjithsesi, vetëm 4 minuta më vonë Julian Draxler goditi bukur në hyrje të zonës për golin e 1-1.

Në të 21-ën Neymar thuajse e fut me gjithë topin në portë pasi shmangu plot klas portierin dhe mbrojtësin kundërshtar, 2-1. Vetëm një minutë më vonë Di Maria shënoi të tretin për PSG, duke i dhënë drejtim fitores së skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë Bahoken ngushtoi shifrat në 3-2, por gjithashtu nxiti reagimin e menjëhershëm të parizienëve, që realizuan edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Edinson Cavanin, i shërbyer nga Pastore dhe Neymar. PSG me këtë sukses ngjitet në kuotën e 68 pikëve në 26 ndeshje të kampionatit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...