Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

PSG – Chelsea, çfarë dueli për spanjollin Luis Enrique

Paris Saint Germain ka vendosur të rivalizojë me anglezët e Chelsea-t për të ulur në stol ish-trajnerin e Bacelonës, Celta Vigos dhe Romës, Luis Enrique. Që nga vera e shkuar 47-vjeçari spanjoll nuk ka marrë asnjë angazhim të ri përsipër dhe siç raportojnë të përditshmet sportiv kjo justifikon dhe interesimin parizienëve, duke qenë se trajneri aktual Unai Emery nuk shihet nga drejtuesit e klubit francez si trajner elitar, ndërkohë që Enrique e ka skalitur emrin e tij si trajner fitues i trofeut prestigjioz të Champions Leagues me klubin e Barcelonës në edicionin e 2015-ës.
Nga ana tjetër, dhe “blutë” e Londrës projektojnë tek ai pasuesin e Antonio Contes, i cili do të largohet në fund të sezonit. Gjuetia për shërbimet taktike të spanjollit duket se është bërë e ashpër me klubin nga “Stamford Bridge” dhe “Parc de Prince” që do të bëjnë maksimumin për të joshur teknikun.
Gjithsesi, në Francë disa burime flasin se Enrique është fotografuar në Doha, aty ku jeton edhe Presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi. Ndërkohë, vetë Luis Enrique në angazhimin e tij të radhës ka komunikuar se do të zgjedhë një projekt të ri, të cilin dëshiron ta ndërtojë ai nga themelet dhe jo të marrë diçka në gjysmë të rrugës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i spanjollit, që pritet të bëhet publik gjatë javëve në vijim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...