Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Provat e lira në Montecarlo, dominojnë pilotët e Red Bull

Fundjava e Formula 1 me Çmimin e Madh të Montecarlos ka nisur me shenjën e Red Bull, që me dy pilotët e saj ka bërë një sesion të parë të provave të lira të jashtëzakonshëm.

Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen vendosën kohët më të shpejta, duke bërë edhe testin e parë të gomave Pirelli Hypersoft. Australiani që regjistroi 36 xhiro e ndali kronometrin me kohën më të mirë 1.12.1126. me 0.154 sekonda më ngadalë ishte piloti tjetër i Red Bull, Max Verstappen.

Diferenca e dy ‘demave’ ishte më shumë se 3 të dhjetat nga kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton dhe pothuaj 1 sekondë me gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel. Koha e pestë më e mirë u vendos nga Kimi Raikkonen. Ndërkohë finlandezi tjetër që garon me Mercedes dhe që në këtë garë mbante një kokore në nder të Mika Hakkinen, u rendit në vendin e 7 pas spanjollit Carlos Sainz.

Vështirësi në këtë sesion të parë pati McLaren me spanjollin Alonso që nuk shkoi më lartë se vendi i 17 dhe më një diferencë prej më shumë se 2.5 sekonda nga Ricciardo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...