Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Projektohet rikthimi i Lejdi Liçajt në Gjirokastër

Jo vetëm merkato në dalje por edhe në hyrje. Emrat që Luftëtari mund të humbasë në këtë dritare merkatoje janë të shumtë. Që nga Abazaj e deri tek Rroca e Bregu janë në dyshim, por stafi i klubit bluzi nuk bën pushime, pasi ka nisur puna për rikthimin e një emri të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për mesfushorin 30-vjeçar të Flamurtarit, Lejdi Liçaj. Vlonjati u transferua te Flamurtari vetëm pak muaj më pare, por në Gjirokastër do të rikthehej me dëshirë, duke qenë se në qytetin e gurtë ka luajtur për 3 sezone. Për momentin klubet janë në kontakt të vazhdueshëm, por ende nuk është vendosur asgjë pasi është Flamurtari që duhet të japë dritën jeshile dhe më pas Luftëtari të arrijë marrëveshjen personale me lojtarin.

Rikthimi i Liçajt në Gjirokastër do të shtonte alternativat për mesfushën bluzi, ku trajneri Lika ka në dispozicion vetëm tre emra të besueshëm, Ramadanin, Aleksin dhe Rrocën, që gjithsesi luan disi më i avancuar dhe mbulon pak në fazën mbrojtëse. Liçaj mund të mbulojë krahun e djathtë të mesfushës dhe afrimi i mundshëm i tij i jep mundësi trajnerit të eksperimentojë më shumë me formacionin, në varësi të ndeshjeve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...