Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Projekti ‘UEFA Assit’, FSHF 40 mijë euro ndihmë Anguilës

Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar në UEFA pranë projektit UEFA Assist për të akorduar fondin prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Federatës së Futbollit të Anguilës. Ky shtet i vogël në Karaibe u përfshi në ditët e para të shtatorit nga goditjet e stuhive të fuqishme të uraganit Irma. Në një projekt të tillë, sikundër dhe anëtaret e tjera të UEFA-s, është përfshirë edhe FSHF, duke aplikuar për të akorduar këtë kontribut për këtë vend që u godit nga një fatkeqësi natyrore. UEFA Assist është një program i posaçëm nga UEFA për solidarizim dhe mbështetje për zona dhe vende të tilla që janë goditen nga fatkeqësi natyrore. Kjo nismë, ne kuadrin e vendosjes së marrëdhënieve dhe me federata nga kontinente te tjera, eshte parë me prioritet nga FSHF, e cila do te kërkojë gjithmonë e më tepër shtrirjen e raporteve ndërkombetare me federatat homologe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...