Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Probleme me dëmtimet te Kukësi, Alyiev dhe Krkotic në dyshim për Skënderbeun

Kukësi mund të ketë dy mungesa shumë të rëndësishme në supersfidën e kësaj fundjave në kategorinë Superiore atë ndaj Skënderbeut e cila mund të përcaktojë shumë në garën për titullin kampion. Sulmuesi azer Rauf Alyiev i cili u konsiderua si goditja e madhe e verilindorëve në merkaton e verës, por që deri tani nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe mund të largohet në janar nga Kukësi, ka shfaqur disa shqetësime në stërvitjen e fundit. Alyiev ka probleme në kaviljen e këmbës së djathtë dhe rrezikon shumë të humbasë sfidën ndaj korçarëve, në një moment kur ai projektohet titullar nga trajneri Milinkoviç pasi edhe ndeshjen ndaj Laçit, shtatlarti azer e nisi që nga minuta e parë. Pas largimit të Zeqirit për Kukësin do të ishte e tepërt edhe mungesa e Milos Krkotic. Mesfushori ka udhëtuar drejt Malit të Zi ditën e hënë për arsye familjare dhe pritet të rikthehet në skuadër vetëm të enjten.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...