Kupa e Italise

Pritje madhështore për Atalantën dhe Berishën(Foto)

Pritje madhështore për Atalantën e Etrit Berishës nga tifozët në Bergamo, pas fitores historike në fushën e Napolit dhe kualifikimit të skuadrës në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.Mbështetësit zikaltër festuan deri natën vonë, për një mbrëmje që padyshim ishte e paharrueshme. Gëzim i kuptueshëm, edhe sepse skuadra e Gasperinit arriti të kalonte kryesuesisht e Serisë A, duke mposhtur të gjitha parashikimet dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës ku mungonin prej 22 vjetësh.

Thirrje, fishekzjarrë, flakadanë dhe festë deri në orët e vona. Qindra tifozë i pritën lojtarët e tyre si heronj të vërtetë. Entuziazmi në Bergamo vazhdon, pas kualifikimit të ekipit në Europa League dhe ecurisë së jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare në gjysmën e parë të këtij sezoni.Etrit Berisha dhe lojtarët e tjerë zbritën nga autobusi dhe iu bashkuan turmës entuziaste. Ëndrra e Atalantës vazhdon, ndërsa tashmë në shënjestër është Borussia e Dortmundit në turin e 1/16 të Europa League.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.