Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina rikthehet te fitorja, rimerr vendin e dytë

Pas 2 humbjeve radhazi Prishtina e Mirel Josës u rikthye te fitorja në Vala Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit triumfuan me shifrat 0-2 në transfertën përballë skuadrës më të dobët të kampionatit Vllaznisë së Pozheranit duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve, dy më pak se Llapi që kryeson klasifikimin. Për meritë edhe të Liridon Fetahaj autori i një dygolëshi në këtë sfidë bardhekaltërit rimorën vendin e dytë duke zbritur me nga një pozicion më poshtë Feronikelin dhe Dritën. Për Prishtinën kjo ishte fitorja e 3-t në transfertë dhe e 8-ta në total në këtë sezon ndërkohë që Vllaznia pësoi humbjen e 5-t radhazi teksa pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...