Vala Superliga

Prishtina rigjen suksesin me Gjilanin, -2 nga Llapi

Prishtina rigjen buzëqeshjen në Vala Superligën e Kosovës, pasi mposhti 2-1 Gjilanin në ndeshjen përmbyllëse të javës së 17-të. Skuadra e Mirel Josës, e cila vinte në këtë sfidë pas dy humbjeve radhazi me Lirinë dhe Drenicën, shënoi nga një gol në çdo pjesë, me autorë Mankenda (27) dhe Januzi (62), ndërsa për ekipin e Arbnor Morinës barazoi përkohësisht Rusi në fund të pjesës së parë. Një sukses që kthen ethshëm në garën për titull Prishtinën, e cila kishte humbur terren ndaj Llapit kryesues në javët e fundit. Diferenca mes dy skuadrave që udhëheqin renditjen është vetëm 2 pikë. Nga ana tjetër Gjilani mbetet në mesin e tabelës me 25 pikë, jo shumë larg zonës së rënies nga kategoria.

 

To Top