Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina presion Dritës, Liria pëson humbjen e parë në shtëpi

????????????????????????????????????

Një gol i ish sulmuesit të kombëtares shqiptare Ahmed Januzi i mjaftoi Prishtinës së Mirel për të mposhtur 1-0 Besën e Pejës dhe për ti ushtruar presion Dritës kryesuese që luan këtë të dielë ndaj Vllaznisë së Pozheranit. Kryqytetasit barazuan përkohësisht me pikë skuadrën nga Gjilani por gjithsesi edhe Drita këtë javë ashtu si Prishtina ka një ndeshje të lehtë në letër. Në fakt për skuadrën e Josës sfida ndaj Besës që lufton për mbijetesë rezultoi më e vështirë sesa parashikohej dhe gjithçka u vendos nga goli i Januzit në minutën e 30-të, që e ngjiti Prishtinën në kuotën e 50 pikëve. Duhet të vinte java e 27-të e Vala Superligës së Kosovës dhe ndeshja e 14-të shtëpiake në këtë sezon që Liria e Bledi Shkëmbit të pësonte humbjen e parë brenda në Prizren. Ishte Llapi i Tahir Batatinës skuadra që i shkaktoi Lirisë humbjen e parë në shtëpi me rezultatin 1-2.  Edhe pse e mbylli sfidën me 9 lojtarë Llapi arriti të mbronte me fanatizëm golat e Mirlind Dakut dhe Mentor Zhdrellës në pjesën e dytë, ndërkohë që për Lirinë ngushtoi shifrat Zeka. Me këtë fitore skuadra nga Podujeva parakaloi pikërisht ekipin e Shkëmbit në renditje duke u ngjitur në vendin e 3-të në kuotën e 45 pikëve. Iu largua fundit Drenica që në Skënderaj kaloi me rezultatin e pastër 2-0, Flamurtarin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...