Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina fiton derbin dhe nuk i ndahet Dritës

Fitore e thjeshtë për Prishtinën në derbin e kryeqytetit të Kosovës. Skuadra e Mirel Josës mposhti lehtësisht në transfertë 2-0 Flamurtarin duke e ngushtuar sërish në 3 pikë diferencën ndaj Dritës kryesuese edhe pas javës së 26-të. Në sfidën përmbyllse të këtij raundi të Vala Superligës së Kosovës vendosën golat e dy afrikanëve. Në minutën e 14-të mesfushori ganez Jamal Arago i dha epërsinë skuadrës së Josës me një goditje të saktë nga 16 metra, ndërkohë që fitoren e Prishtinës e vulosi sulmuesi Basit Khalid me golin e tij në minutën e 87-të, pas asistit të Ahmed Januzit. Me këtë fitore Prishtina u ngjit në kuotën e 47 pikëve ndërkohë që Flamurtari vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme pasi renditet në vendin e parafundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...