Bundesliga

Prezantohet Pjaca: Shpresoj të luaj shumë

Marco Pjaca është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Schalke 04, në Bundesligën gjermane. Kroati shkoi si i huazuar për pjesën e mbetur të sezonit, nga bardhezinjtë e Juventusit, që disponojnë kartonin e futbollistit.

Pjaca, që vjen nga një dëmtim i gjatë, kaloi me sukses testet mjekësore dhe sot bëri edhe prezantimin zyrtar në Gjermani, ku u shpreh se synon të luajë sa më shumë.

“Kam pyetur Howedesin për Schalken dhe më ka folur shumë mirë, si për klubin, ashtu edhe për tifozërinë. Gjithashtu kam biseduar edhe me trajnerin, që më ka shpjeguar idenë e tij të lojës dhe më ka pëlqyer shumë. Shpresoj të luaj sa më shumë, sepse ëndërroj të marr pjesë në kampionatin Botëror”, u shpreh Pjaca.

To Top