Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prezantohet Gjoka: E njoh Vllazninë, ndaj Partizanit për 3 pikë

Trajneri Ernest Gjoka ka marrë drejtimin e Vllaznisë, pas dorëheqjes së Armando Cungut 24 orë më herët, ndërsa sot ka mbërritur në Shkodër dhe ka thënë fjalët e para si trajner.

“E njoh ekipin e Vllaznisë dhe disa prej lojtarëve i kam stërvitur edhe më herët. Do të sistemojmë disa detaje të vogla dhe kam besim se nuk do të na mungojnë rezultatet”, tha Gjoka.

Ish trajneri I Kukësit nuk preferoi të flasë për objektiva, ndërsa theksoi se për momentin rëndësi ka që skuadra të kalojë këtë ngërç psikologjik. Ai mohoi zërat për marrëdhënie jo të mira me mesfushorin shkodran Edon Hasani, ndërsa tha se në Shkodër ka ardhur bashkë me stafin e tij.

Gjoka vlerësoi edhe punën e Cungut në krye të ekipit, por pranoi se vlerësimin e trajnerit e bëjnë rezultatet dhe ato nuk ishin në favor të shkodranit.

“E njoh Cungun dhe kam respekt maksimal për të. Jam i bindur që ka bërë një punë shumë të mirë këtu, por rendimenti i trajnerëve matet nga rezultatet. Edhe kohëzgjatja ime në krye të shkodranëve, do të përcaktohet nga rezultatet, por unë dhe stafi im, kemi besim se do të qendrojmë gjatë në Shkodër”, tha trajneri i ri i Vllaznisë.

Në fundjavë, në Shkodër do të mbërrijë Partizani, një ekip me të cilin Gjoka rivalizoi sezonin e kaluar dhe arriti ta mposhtë në garën për titull, ndërsa të njëjtën gjë kërkon edhe këtë herë në ‘Loro Boriçi”.

“Pavarësisht emrit të kundërshtarit, luajmë në shtëpi dhe do të kërkojmë vetëm 3 pikët. Nëse duam të ngjitemi në renditje, në fushën tonë nuk duhet të futemi për asnjë rezultat tjetër veç fitores. Edhe në fundjavë, jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe uroj që të dalim fitimtarë nga fusha”, tha Gjoka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...